Kongresi ndërkombëtar stomatologjik me temë: ‘Përballje me sfidat në stomatologji’ do të mbahet prej sot deri më 15 maj në Strugë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në kongres do të marrin pjesë ligjërues nga Maqedonia, Kosova, Zvicra, Kroacia, Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Italia.
Në kuadër të kongresit do të organizohen edhe prezantime, poster prezantime dhe katër seminare nga fusha e endodoncisë, protetikës, stomatologjisë estetike dhe si risi demonstrimi i fotografisë dentare.
Kongresin e organizon Shoqata stomatologjike e shqiptarëve në Maqedoni. /Telegrafi/