Site icon Telegrafi

Konfuzion i madh pas mohimit të penalltisë së Evertonit ndaj Man Cityt, prekja me dorë e Rodrit nuk u akordua as pas rishikimit të VAR-it

Manchester City ka marrë një fitore të madhe me rezultat 1-0 në udhëtim te Evertoni në ndeshjen e javës së 27-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas i është kthyer fitores në kampionat, duke mposhtur Evertonit, pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Tottenham Hotspur.

Goli i vetëm dhe i fitores për Qytetarët u shënua nga anglezi Phil Foden në minutën e 82-të.

Lexo po ashtu Man City fiton me vështirësi dhe në fund ndaj Evertonit

Megjithatë, fundi i ndeshjes apo minuta e 85-të sjelli një episod shumë interesant dhe tashmë shumë të përfolur.

Ishte një prekje e topit me dorë nga mesfushori Rodri, pikërisht në zonën e portës së tij.

https://twitter.com/Lfc_Hrob/status/1497652013848576002

Por, çuditërisht kjo situatë ka sjell konfuzion pasi nuk u akordua penallti edhe përkundër rishikimit të situatës nga VAR-i.

Kjo situatë ka bërë që tifozët e Evertonit, por edhe të rivalëve të tyre, Liverpoolit, të vërshojnë në rrjetet sociale duke mbetur të habitur me vendimin. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version