Konflikti eventual më serioz midis Qeverisë dhe Bashkësisë energjetike evropiane për Makpetrolin do të thoshte sanksione nga Bashkimi Evropian për Maqedoninë dhe do të shkaktonte pasoja të cilat do ti ndjenin të gjithë qytetarët, vlerësojnë ekspertët, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qeveria dhe BEE në vitet e fundit kanë pasur një sërë konfrontimesh rreth politikave energjetike, kryesisht rreth liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Gjatë javëve të fundit aktuale ishte letra e BEE me të cilën kërkohen përgjigje për çështjet e hapura lidhur me përpjekjen për ndërmarrje armiqësore të Makpetrolit, për të cilën institucionet shtetërore të Maqedonisë akoma nuk kanë dhënë përgjigje. Sipas ekspertëve, sjellja e këtillë e pushtetit ndaj kësaj organizate të rëndësishme evropiane, anëtare e së cilës është edhe Maqedonia, mund të rezultojë me sanksione serioze ndaj vendit tonë.
Më parë, sanksione nga BEE ka pasur për Bosnjë dhe Hercegovinën, të cilës iu ndërprenë miliona euro ndihmë nga BE për sektorin energjetik./Telegrafi/