Një 58-vjeçar është vrarë mbrëmjen e sotme me thikë në qytetin bregdetar të Durrësit.
Viktima është identifikuar si shtetasi Agim Arapi, pronar i një dyqani ushqimor.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 19:55 ne lagjen numër 1 të qytetit, bulevardi “Epidam”.
Policia ka identifikuar dhe arrestuar tre autorët e dyshuar për vrasjen, vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi dhe Jurgen Kurtin që mësohet se është dhëndri i Kostandinit.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se tre personat janë konfliktuar fizikisht me viktimën në dyqan.
“Palët në konflikt janë goditur me njëri- tjetrin me sende të forta”, thotë policia.
Si pasojë është plagosur shtetasi Agim Arapi, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit si pasojë e plagëve të marra.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i ngjarjes të ketë qenë një konflikt pronësie. /oranews.al/