Tragjedia e luftës që po copëton Ukrainën, ka shkaktuar viktimën e parë edhe nga bota e futbollit.
Dmitry Martynenko, lojtar i Gostomel, ekip që luan në ligat e vogla të Ukrainës, vdiq me nënën e tij pas një bombe që goditi ndërtesën ku ndodhej shtëpia e tij.
Lojtari 25-vjeçar nuk ka arritur të largohet nga vendlindja e tij, duke u bërë kështu viktima e parë që ndërron jetë nga bota e sportit, raporton Calciomercato.
Ndërkohë, shumë futbollistë, trajnerë e përfaqësues të tjerë të sportit kanë vijuar të solidarizohen sot me popullin ukrainas, i cili po provon në kurriz tmerret e pushtimit ushtarak rus.
Viktor Kovakenko, mesfushori i Spezia, përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, shkroi: “Unë jam ukrainas dhe e kam të vështirë të shikoj se çfarë po ndodh në vendin tonë. Mësymja e trupave ruse na ka bashkuar edhe më shumë. Rroftë Ukraina, fitore Ukraina!”.
Futbollisti në fjalë, së bashku me bashkëlojtarët e tij te Spezia ka postuar edhe dy foto, ku të gjithë pozojnë me bluzën verdheblu dhe me shkrimin: “Stop luftës!”. /Telegrafi/