Site icon Telegrafi

Konflikti në Siri: OKB-ja heton sulmin me gaz toksik

OKB-ja po heton dëshmitë të një sulmi me gaz toksik në një zonë të mbajtur nga rebelët të qytetit sirian të Aleppos.

Rebelët thanë se sulmi,  i cili thuhet se la katër të vdekur dhe shumë të plagosur, është kryer nga forcat qeveritare që përdorin gazin klor.

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë tha se sulmi me klor, nëse konfirmohet, do të ishte një “krim lufte”, transmeton KosovaPress.

Pamjet e marra nga BBC tregojnë se njerëzit kanë probleme me frymëmarrjen, dhe po marrin trajtim në spital.

Burra, gra dhe fëmijë janë të pajisur me maska të oksigjenit nga personeli mjekësor.

Exit mobile version