Bisedimet e reja të paqes që kanë për qëllim zgjidhjen e konfliktit sirian pritet të fillojnë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.
Bisedimet e ndërmjetësuara nga Rusia dhe Irani, të cilët mbështesin qeverinë siriane, dhe Turqia e cila mbështet rebelët, shkruan BBC.
Raundi i fundit i bisedimeve mes opozitës dhe qeverisë, të cilat janë të ndërmjetësuar nga OKB-ja, u pezulluan në fillim të 2016, transmeton KP.
Për herë të parë, delegacioni opozitar është formuar nga përfaqësues të rebelëve të armatosur sirianë.
Xhihadistët e të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS) janë të përjashtuar.
Më shumë se 300,000 njerëz janë vrarë dhe 11 milionë janë zhvendosur në gati gjashtë vite të konfliktit.