Site icon Telegrafi

Konflikti në Gaza – vriten të paktën katër palestinezë në orët e para të së dielës

Konflikti në Gaza ka hyrë në ditën e shtatë derisa sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën katër palestinezë, në orët e para të së dielës.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, sulmet ajrore kanë lënduar disa persona, dhe kanë rrafshuar të paktën dy ndërtesa banimi.

Shtëpia e shefit të Hamasit në Gaza, Yehya al-Sinwar, ishte gjithashtu në shënjestër.

Lexo po ashtu Izraeli shemb ndërtesën e mediave në Gaza, Aljazeera dhe AP mbesin pa zyre pune

Në Tel Aviv të Izraelit, njerëzit ikën drejt strehimoreve të bombave  pasi sirenat paralajmëruan për sulme, dhe ushtria izraelite nisi sistemin e saj të mbrojtjes ajrore “Kupola e Hekurt”, për të ndaluar raktetat e Hamasit.

Përshkallëzimi vjen disa orë pasi raketat izraelite goditën një kamp refugjatësh, duke vrarë të paktën 10 palestinezë, përfshirë tetë fëmijë – dhe rrëzoi një ndërtesë shumëkatshe që strehonte zyrat  e organizatave mediatike. /Telegrafi/

Exit mobile version