Një nga betejat më të rënda në nëntë muajt e fundit po zhvillohet në Rripin e Gazës. Pesë persona u vranë dhe 40 u plagosën, thanë mjekët vendas, pasi palestinezët hodhën 270 raketa në Izrael.
Ky sulm vjen pasi 15 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në Gaza gjatë javëve të fundit.
Grupet militante në Gaza, të kontrolluara nga Hamasi, paralajmëruan se pas përshkallëzimit të konfliktit se “nëse Izraeli rrit agresionin e tij, do të përballet me ditë të errëta”.
#Israel is under a massive missile attack. The air defense successfully shoots down the aerial targets.
It is reported that the Palestinians began firing in response to Israel's Operation "Shield and Arrow". On the night of May 9, the IDF struck Islamic Jihad infrastructure and… pic.twitter.com/bi6yD7nPUp
— NEXTA (@nexta_tv) May 10, 2023
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u tha kryebashkiakëve se ai është “i përgatitur për mundësinë e një fushate të zgjeruar dhe sulmeve të ashpra në Gaza”.
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se një person u vra në sulmin e parë në Khan Younis.
Një tjetër burrë u vra në zonën veriore të Beit Hanoun, dy persona u vranë në Rafah dhe një person i pestë u vra në qytetin e Gazës, shtoi ajo.
Jo shumë kohë më vonë, militantët filluan të gjuanin raketa nga Gaza dhe sirenat e raketave u dëgjuan në komunitetet në jug të Izraelit. /Telegrafi/