Site icon Telegrafi

Konflikti afgan: Talebanët tanimë kontrollojnë të gjitha qytetet kryesore përveç Kabulit

Talebanët janë afruar me rimarrjen e kontrollit të plotë të Afganistanit, me kryeqytetin Kabul tani të vetmin qytet të madh të mbetur në duart e qeverisë.

Kjo vjen pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dielën militantët morën kontrollin e Jalalabad, një qytet kyç lindor, pa luftë.

Ai pasoi kapjen e bastionit verior të qeverisë të Mazar-i-Sharif vetëm një ditë më parë.

Rrëzimi i shpejtë i forcave qeveritare e ka lënë Presidentin Ashraf Ghani nën presion në rritje për të dhënë dorëheqjen.

Ai duket se përballet me një zgjedhje të ashpër mes dorëzimit ose luftës për të mbajtur kryeqytetin.

Ndërkohë, SHBA ka filluar evakuimin e anëtarëve të stafit nga ambasada e saj në Kabul.

Të dielën në mëngjes ata u dërguan në aeroport ku u panë duke hipur në gjashtë aeroplanë të mëdhenj të transportit ushtarak.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur 5,000 trupa për të ndihmuar në operacion.

Presidenti Joe Biden ka mbrojtur vendimin e tij për tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani, duke thënë se ai nuk mund të justifikojë një “prani të pafundme amerikane në mes të konfliktit civil të një vendi tjetër”. /Telegrafi/

Exit mobile version