Telegrafi

Konflikte interesi në Institucionet publike

“Ne jemi fokusuar në 6 komuna, në të cilat janë evidentuar raste të shumta të konfliktit të interesit. Gjatë kësaj periudhe kemi publikuar dy raporte. Njëri ka të bëjë me gjykatat dhe prokurorinë, ku janë identifikuar tre raste të konfliktit të interesit, ku tre gjykatës kanë ushtruar edhe funksionin e avokatit”, tha Petrit Zogaj.

Ndërsa gjatë muajit maj, Lëvizja FOL ka publikuar listën me shtatë zyrtarë, ku katër nga këta janë deputet të Kuvendit të Kosovës të cilët shkelin në vazhdimësi Kushtetutën e vendit, dhe po ashtu kanë konflikt interesi.

Gjithashtu, Lëvizja FOL ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës Nr 03/134 për propozimin e deputetëve Naser Osmani dhe Slobodan Petroviq në Bordin e Agjencionit Kosovar të Privatizimit, vendim ky që sipas kësaj lëvizje bie ndesh me nenin 72 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/