Telegrafi

Konflikt verbal në komunën e Butelit për shkak të Zgjedhjeve Lokale (Video)

Një video e postuar në rrjetet sociale, shfaq detajet e kësaj zënke, e cila fatmirësisht u pengua që të shndërrohet në konflikt fizik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Anëtarët e një partie, siç shihet në xhirim, së bashku me një person tjetër që dyshohet se është polic jashtë detyrës zyrtare, sipas informacioneve të TV21, e kanë kërcënuar aktivistin e partisë tjetër, sapo i njëjti ka dalë nga vendvotimi.

Dëshmitarët e pranishëm gjatë kësaj zënke kanë konfirmuar në detaje videon dhe gjithë ngjarjen.

Po ashtu edhe palët e përfshira në këtë zënkë kanë konfirmuar incidentin.

Të njëjtat thonë se rastin do ta denoncojnë, përveç në media, edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme.