Një qytetar 41-vjeçar nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjashtë ditë pas zënkës në rrugën “Vaso Pasha” në Tiranë.
Viktima, pas një konflikti, u qëllua me sende të forta nga një 25-vjeçar, i cili tashmë është shpallur në kërkim.
Po vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit, ndërkohë që materialet janë dorëzuar në prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin A. Gj., 41 vjeç, dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin H. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë”, thuhet në njofrimin e policisë.
“Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. Gj”, sqaron policia. /Telegrafi/