Telegrafi

Konflikt me pasoja tragjike në Tiranë, qëllohet për vdekje 29-vjeçari

Një konflikt me pasoja tragjike ka ndodhur pak pas mesnatës në Tiranë në rrugën “Irfan Tomini”.

Policia njofton se shtetasi me inciale J. D., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar ku ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri.

Shtetasi rreth 29 vjeç nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ku ka marrë në pyetje shokun e viktimës dhe persona të tjerë në vendngjarje. /TCH/