Telegrafi

Konflikt në kuzhinë, koleges i hodhi tenxheren me ujë të valë në fytyrë (Video,+16)

Në një video të publikuar në internet shihen pamje të cilat tregojnë se në çfarë niveli mund të arrijë një konflikt verbal në mes të kolegëve në vendin e punës.

Dhe kjo ngjarje, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka ndodhur në një restorant në Kinë.

Siç edhe mund të shihet në video, pasi ishte goditur nga një kolege, një punëtor i një restoranti ka qenë ai që e ka marrë ujin e valë dhe ia ka derdhur në trupin e koleges së tij. /Telegrafi/