Site icon Telegrafi

Konflikt mes serbësh – ‘rihapet komuna ilegale e Serbisë në Viti’

Serbja nga Verboci i komunës së Vitisë, Biljana Marinkovic, ka filluar një grevë të urisë në objektin e rihapur të komunës ilegale të Serbisë në Kosovë.

Ajo në profilin e saj në facebook, ka postuar disa foto dhe video, ku vëren një tension mes saj me punonjësit e komunës ilegale aty.

“Të dashur, kështu duket ‘Autoriteti i Përkohshëm i Kosovës’ në Viti, pas 3 muajve të mosveprimit komuna është e mbuluar nga rrjetat e merimangave dhe jashtëqitjet e shpendëve. Këshilli i kësaj komune vazhdon të rrijë në shtëpi për të pushuar dhe për të marrë rregullisht të ardhura mujore”, thuhet ndër të tjera në njërin nga postimet e saj.

Serbët që jetojnë në komunat me shumicë serbe në rajonin e Gjilanit, tash sa kohë po përballen me akuza të ndërsjella, të cilat shpeshherë rezultojnë me konflikte fizike.

Në të shumtën e rasteve, siç kanë raportuar mediet kosovare, këto sulme nga pushteti në Beograd dhe mediet serbe, paraqiten si sulme me motive etnike.

Së fundmi, një rast i tillë kishte ndodhur në Ropotovë, afër Gjilanit, ku automjetit së Davor Petkoviqit, ish-nënkryetar i komunës së Ranillugut, tash kryetar i fshatit Ropotovë më datë 29 qershor i është thyer xhami, nga vet banorët serbë. Megjithatë këtë incident, e ashtuquajtura “Zyra për Kosovë” e Qeverisë së Serbisë e kishte cilësuar si sulm ndëretnik./Geopost.

Exit mobile version