Pas një sherri mes tyre, ata shkuan të sqarohen në një lokal aty pranë, por sqarimi ka degjeneruar në përplasje fizike gjatë së cilës, efektivi Endri Durrsi goditi me qytën e armës kolegun e tij, Dilaver Shkreli.
Mësohet se arma me të cilën ai e ka goditur, nuk është arma e detyrës, por një pistoletë të cilën e mbante pa leje. Shkreli ka marrë plagë në trup e kokë dhe aktualisht po merr ndihmën e nevojshme në Spitalin Ushtarak ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raportoi BW.
Sipas kolegut të tyre, Spartak Koka, i pranishëm në vendngjarje, shkak për konfliktin është bërë një relacion që Shkreli kishte përgatitur ndaj Durrsit, për sjellje jo të hijshme gjatë detyrës.
Policia e Tiranës ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Ndërkohë, polici Endri Durrsi është larguar pas ngjarjes në drejtim të paditur./Telegrafi/