Telegrafi

Konfiskojnë veturën për parkim të kundërligjshëm, punonjësit rusë nuk e dinin se brenda saj ishte duke fjetur pronari që pasi u zgjua filmoi gjithçka

“Merimanga” e angazhuar nga organet lokale të Moskës kishte sekuestruar një veturë për parkim të kundërligjshëm, por punonjësit e merimangës nuk e kishin vërejtur që brenda veturës kishte qenë edhe shoferi të cilin e kishte zënë gjumi.

Ndërkohë ai ishte zgjuar dhe kishte parë veten “mbi “merimangë”, duke ia tërhequr veturën. Aty menjëherë filloi t’ua bëjë me dije se është brenda duke ndezur sinjalizuesit, transmeton Telegrafi.

E pasi që punonjësit e “merimangës” e kuptuan se diçka nuk është në rregull, u ndalën – por aty nuk ishte fundi. Pronari i veturës vendosi t’i drejtohet policisë për këtë lëvizje të pamenduar mirë nga këta punonjës.

Në fund kompania i ka kërkuar falje duke bërë me dije se punonjësit nuk e kishin ditur se ai ishte brenda veturës dhe po flinte. /Telegrafi/