Telegrafi

Konfiskohet vetura me dokumente të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Klinë, njësia policore ka ndaluar ngasësin të dyshuarin mashkull shqiptar, shtetas i huaj me veturën Passat me targa të huaja dhe gjatë kontrollimit është dyshuar se automjeti dhe dokumentet e automjetit janë të falsifikuar.

Në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit automjeti dhe dokumentet janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.