Telegrafi

Konfiskohet sasi alkooli

Zyra për informim e Doganave të Kosovës ka njoftuar se njësitet e saj kanë konfiskuar 951 shishe pije të ndryshme alkoolike.

“Alkooli menjëherë është konfiskuar nga Dogana dhe do te trajtohet konform dispozitave për mallrat e konfiskuara, kurse ndaj palës përgjegjëse ne procedure do të iniciohet procedura konform dispozitave të Kodit Doganor dhe Akcizave ne Kosovë”, thuhet në komunikatën për media të doganave.

Kurse gjate javës së fundit Dogana e Kosovës identifikon dhe parandalojë 17 raste në tentim kontrabandimi me mallra të ndryshme. Në të gjitha rastet e zbuluara mallrat e kontrabanduara janë identifikuar kryesisht produkte ushqimore me vlera të ulëta. /Telegrafi/