Site icon Telegrafi

Konfiskohet një valixhe me drogë në oborrin e tetovarit

Një kilogram materie e panjohur e gjelbër barishte, me siguri marihuanë, ka gjetur SPB e Tetovës në një valixhe të hedhur në oborrin e një shtëpie në rrugën “146” në Tetovë, informoi zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, i dyshuar se e ka hedhur valixhen është tetovari R.L. (43) i cili është arrestuar nga policia derisa në këmbë ka ecur në rrugë dje rreth orës 15:00. Policia ka pasur informata paraprake se R.L. transporton mjete narkotike. Pasi që i ka vërejtur policët ka tentuar të ikë dhe e ka hedhur valixhen në oborrin e një shtëpie, por për kohë të shkurtër është kapur dhe arrestuar edhe pse ka treguar rezistencë aktive, njofton AIM.

“Valixhja me marihuanë është marrë, fotodokumentuar dhe do të eksportohet derisa R.L. është mbajtur në Stacionin policor Tetovë për procedurë të mëtejshme. Gjatë ditës së sotme në koordinim me prokurorin publike me parashtresë adekuate ai do të nxirret para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë”, tha Josifovski.

Dje është arrestuar edhe M.L. (27), farefis i R.L., i cili ka qenë në afërsi dhe me celular e ka incizuar privimin e tij nga liria, por pas bisedës me të ai është lëshuar dhe kundër tij do të dorëzohet kallëzim adekuat. /Telegrafi/

Exit mobile version