Site icon Telegrafi

Konfiskohet një armë në një aheng në Mitrovicë

Më 8 korrik 2018, rreth orës 21:50, Policia ka pranuar informatën  për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.

Njësitë policore në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, janë angazhuar dhe kanë lokalizuar vendin, ku edhe kanë kontaktuar personin F. I. 29 vjeçar, i cili ka pranuar se ka shtënë me armë për çështje gëzimi.

Në këtë lokacion është konfiskuar një pistoletë EKOLL Special 9 mm dhe një karikator i zbrazur.

Po ashtu është arrestuar i dyshuari F. I. 29 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të Shtetit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. /Telegrafi/

Exit mobile version