Policia e Kosovës në këto momente ka konfiskuar një sasi të konsideruar të drogës në pikëkalimin kufitar Kosovë-Serbi, në Meradar.
Lajmin e bëjnë të ditur burime të KosovaPressit, të cilat nuk japin më shumë detaje.
I kontaktuar lidhur me këtë rast zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se nuk mund të jap detaje derisa të përfundojnë procedurat./Telegrafi/