Telegrafi

Konfiskohet drogë dhe para në pikat kufitare

Në një rast tjetër janë konfiskuar 26.700 euro në vendkalimin kufitar Tabanoc me Serbinë.

Droga prej 1 kilogramëve u gjet në autobusin e linjës Stamboll – Gostivar tek një shtetas shqiptarë. Ai kishte fshehur atw në pjesët e trupit dhe pas kontrollit të policisë, u gjet kjo sasi e heroinës.

Ndërkohë, 15 mijë dollarët u konfiskuan nga një shtetas serb, i cili gjithashtu udhëtonte me autobusin e kësaj linje.

Nga ana tjetër, 28 mijë euro u gjet tek një shtetas i Maqedonisë në pikën kufitare “Tabanoc”.

Gjatë verifikimit dhe kontrollit të makinës së tij të tipit “Golf”, policia ka marrë në pyetje atw, duke i kërkuar që të deklarohet se sa para posedon. Ai ka informuar se posedonte 20 mijë euro, por gjatë kontrollit të tij janë gjetur 28 mijë euro. /Telegrafi/