Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se gjatë aksionit është gjetur një sasi e madhe e municionit, predha të ndryshme dhe disa armë të kalibrit të rëndë.
Armatimi është gjetur në një shtëpi të pabanuar, të një qytetari serb.
Për momentin nuk janë dhënë detaje të tjera, ndërkaq është paralajmëruar se gjatë të së martës do të jepen më shumë hollësi në lidhje me këtë rast dhe armatimin e konfiskuar. /Telegrafi/