Telegrafi

Konfiskohen telefona mobil

 4 dhjetor- Rreth orës 02:30 në kufi arriti vetura e tipit Opel Omega me targa të Republikës së Kosovës e drejtuar nga nga një shtetas kosovar. Vetura është ndaluar për kontroll detale dhe personat kanë deklaruar që nuk bartin ndonjë mall.

Kontrollimit i veturës është bërë me asistencën e Policisë Kufitare. Gjatë kontrollit në pjesën e përparme tek ftohësi i makinës është zbuluar një sasi e konsiderueshme e telefonave celularë të ri të fshehur dhe të kamufluar. Sasia dhe llojet e telefonave mobil janë 400 telefona.

Dogana e Kosovës përveç që ka konfiskuar telefonat ka konfiskuar edhe veturën e cila është përdorur për fshehje të mallrave kontrabandë.