Telegrafi

Konfiskohen rroba me vlerë prej 1.800 euro në Bllacë

Rroba me vlerë prej rreth 1.800 euro janë konfiskuar në vendkalimin kufitar në Bllacë, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave.

“Shtatë xhupa me vlerë prej 108 mijë denarëve janë zbuluar nga ana e ekipeve të doganave gjatë kontrollit të një autobusi nga Maqedonia, e drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i cili ka qenë duke dalë nga vendi në vendkalimin kufitar Bllacë”, njoftojnë nga Doganat.

Xhupat janë zbuluar në dy valixhe të cilat kanë qenë të vendosura në bagazh të automjetit. Shoferi nuk i ka lajmëruar ato deri tek doganat, dhe për këtë ato për momentin janë konfiskuar, ndërsa kundër shoferit është dorëzuar kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje./Telegrafi/