Dogana e Kosovës sot ka konfiskuar rreth 4 mijë copë detergjent “Ariel” i cili është i falsifikuar.
Sipas një njoftimi në rrjetin social në Facebook të faqes “Dogana e Kosovës” po ashtu thuhet se sipas dispozitave ligjore në fuqi mallrat e falsifikuar nuk lejohet të dalin në qarkullim të lirë.
“Dogana e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë dhe si rezultat i zbatimit efektiv të të drejtave të pronësisë intelektuale, Dogana e Kosovës pas pranimit të konfirmimit nga bartësit e të drejtave ka konfiskuar mallin e falsifikuar, preparate për larje dhe pastrim të në sasi rreth 4000 copë. Sipas dispozitave ligjore në fuqi, mallrat e falsifikuar nuk lejohet të dalin në qarkullim të lirë”, thuhet në postim. /Telegrafi/