Mbrëmë policia e Maqedonisë ka konfiskuar rreth 150 kg marihuanë në rrugën lokale fshati Bashinë – Veles në një veturë të drejtuar nga S. A nga Shkupi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB të Velesit, ndërkaq materiali i gjetur, me vërtetim për konfsiskim të përkohshëm, janë marrë për t’u kryer ekspertiza e duhur.
S. A (38) është arrestuar në Veles dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet padia e duhur./Telegrafi/