Policia e Maqedonisë informon se ka konfiskuar sasi të madhe të mjeteve piroteknike në Kërçovë.
“Gjatë ditës së djeshme policia në Kërçovë gjatë një kontrolli të një personi juridik, drejtues i së cilës është 44 vjeçari E.E. nga Kërçova, ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të mjeteve piroteknike. Pas kësaj me urdhër të Gjykatës Themelore-Kërçovë është kryer bastisje edhe në shtëpinë e personit në fjalë me çrrastë është gjetur një sasi më e madhe e mjeteve piroteknike”, thonë nga MPB.
Ata shtojnë se gjithsej janë konfiskuar 36576 mjete piroteknike ndërsa 44 vjeçari E.E. është arrestuar dhe ndaj tij do të ngritët padi adekuate.