Telegrafi

Konfiskohen dy arinj të murrmë në Prizren

Ministria e Mijedisit dhe Planfikimit Hapsinor , ka konfiskuar sot dy arinjtë e murrmë, Arin dhe Rinën, nga zooparku “Shqiponja” në qytetin e Prizrenit. Pronarët e kopshtit zoologjik kanë kundërshtuar këtë operacion të ministrisë, duke e quajtur si të padrejtë.

Në këtë operacion asistoi edhe policia e Kosovës. Zyrtari i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Rifat Morina, tha se këto kafshë janë specie që ministria i mbron me ligj, ndërsa vendi ku ata do të jetojnë në të ardhmen do të jetë më i përshtatshëm për ta.

Dy arinjve të murrmë, ju injektua anestezion, nga ekspertët dhe pasi ata ranë në gjumë , vazhdoi transporti i tyre për në destinacionin e caktuar. Me vendimin e ministrisë, llojet e gjitarëve që janë të rrezikuara shpallen rreptësisht të mbrojtura.

Ata janë , Ariu i murrmë, Rrëqebulli, Dhia e Egër, Kaprolli, Macja e Egër, Dreri, Ketri, Kunadja e Artë, Kunadhja e bardhë, dhe Gjeri i Lajthive. /Telegrafi/