Fermat e Beratit që kultivojnë domate përdorin pesticide të ndaluara.
Disa ditë më parë një kamion më domate të vogla u kap në një nga doganat e vendeve të Bashkimit Evropian, për pasojë ngarkesa u kthye mbrapsht në Shqipëri pasi sipas rezultatit të analizave domatet rezultuan të kishin ngarkesë të madhe të insekticidit të rrezikshëm Buprofezin.
Insekticid që përdoret për të vrarë fluturën e bardhë dhe morrin tek të domatja, në vendin tonë futet në mënyrë ilegale. Fermerët shqiptarë për të luftuar morrin dhe fluturën e bardhë prej vitesh në serat e tyre prodhimin bujqësore e spërkasin me helmet e ndaluara, si methomyl 90, sunfire dhe tani Buprofezin.
Autoritet përgjegjëse që duhet të garantojnë sigurinë ushqimore, duket se përballë kontrabandistëve dhe fermerëve të papërgjegjshëm ndjehem të pafuqishëm.
” Përse fermerët i përdorin pesticidet e ndaluara? Fermerët përdorin pesticidet e ndaluara pasi mendojnë se ato janë më cilësore. Ky mentalitet përse përqafohet edhe nga farmacitë bujqësorë? Sepse atë kërkon fermeri dhe mendojnë për fitimin”, tha Bilbil Beqiraj, Kreu i Shoqatës se Farmacistëve Bujqësore.
-Ku gjendet këto pesticide si vijnë ato në Shqipëri?
“Vijnë nga Serbia dhe Kosova”, tha ai.
Fermerët vendas nuk tregojmë kujdes për prodhimin që kultivojnë,para se të mendojnë për cilësinë ata kërkojnë tregun. Për këtë arsye fermerët e pandërgjegjshëm përdorin insekticide të ndaluara që vënë në rrezik jeton tonë,por edhe në rastet kur insekticidet janë të miratuar ata nuk respektojnë kararemcën e tyre.
“Karenca është koha e shpërnjeh së elementëve kimikatë të preparatit. Koha e shpërbërjes varion nga 1 ditë deri në 2 muaj. Respektimi i karencës është i domosdoshëm pasi kështu mbrojmë konsumatorin. Përse nuk e respektojnë karencën fermerët tanë? Sepse e kanë mendjen tek tregu dhe çmimi i lartë”./tch.