Hetuesit policorë të krimeve ekonomike,në Prishtinë pas pranimit të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Komunale në Prishtinë, së bashku me Agjencionin Kosovar për produkte medicinale kanë kontrolluar Laboratorin Farmaceutik “Galen” në Prishtinë, dhe gjatë kontrollit kanë gjetur produkte medicinale të ndryshme të prodhuara nga ky laborator pa poseduar licencën për prodhimin e tyre .
Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 3034 paketime, të 15 llojeve të ndryshme të produkteve medicinale të dyshuara se janë të prodhuara nga ky laborator pa licencë nga Agjencioni Kosovar për Produkte Medicinale, prandaj me urdhër të Prokurorit publik komunal të Prishtinës laboratori është mbyllur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të cilët kanë konfiskuar një sasi të produkteve të cilat paraqesin rrezik për ambientin. /Telegrafi/