Site icon Telegrafi

Konfiskohen barna me vlerë 40 mijë euro

Në një komunikatë të Doganës thuhet se në afërsi të Mitrovicës zyrtarët doganorë kanë konfiskuar barnat e transportuar në një veturë sanitare më tabela regjistrimi të Beogradit.

Pas kontrollit, është konstatuar se barnat ishin me prejardhje të fabrikës Jugohemija të Beogradit, ndërsa ishin dedikuar për një barnatore për në veri të Mitrovicës.

Po ashtu, zyrtarët doganorë në vendkalimin kufitar në Vërmicë kanë konfiskuar të premten edhe pajisje ilegale medicinale në një dërgesë nga Zvicra. /Telegrafi/
 

Exit mobile version