Me këtë rast janë konfiskuar katër kilogramë të një pluhuri të dyshimtë me ngjyrë të bardhë, 50 telefona celularë, disa armë zjarri përfshirë katër kallashnikovë, municion dhe disa granata të dorës.
Operacioni është kryer si pjesë e një hetimi afatgjatë të prokurorit të EULEX-it.
Sipas një komunikate të EULEX-it, urdhrin për bastisje e lëshoi të hënën një gjykatës vendas i procedurës paraprake. /Telegrafi/