Telegrafi

Konfiskohen armë në fshatin Peran të Podujevës (Foto)

Sot në ora 09:00, njësitet policore të stacionit të Podujevës, kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në fshatin Peran të Podujevës, ku me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata themelore – dega Podujevë,  është bërë bastisja e një shtëpie dhe lokaleve përcjellëse.

Në atë lokacion zyrtarët policorë  kanë gjet dhe sekuestruar: një pushkë  Automatike AK-47; një revole e  tipit Ecol Special; tre karikatorë si dhe rreth 100  fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Lidhur me këtë rast në stacion është shoqëruar një person R.J, i cili pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Një kontribut të çmuar në këtë aksion kanë dhënë edhe qytetarët, të cilët përveç rastit të sotëm në vazhdimësi kanë mbështetur me informacione Policinë e Kosovës. /Telegrafi/