Site icon Telegrafi

Konfiskohen 68 rrjete peshkimi në aksionin kundër kontrabandistëve të peshqve në liqenin e Ohrit

Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë dje organizoi aksion për parandalimin e kontrabandistëve të peshqve në liqenin e Ohrit. Aksioni u krye me mbështetjen e policisë liqenore nga SPB Ohër, ndërsa u iniciua për shkak se po bëhej vjedhja masovike e peshqve, posaçërisht në rajonin e fshatrave Kalishte, Radozhdë dhe Peshtani.

Janë konfiskuar 346 copa të belvederit të Ohrit me peshë totale prej 36.5 kilogram. Janë koniskuar 68 rrjete peshkimi, njoftojnë nga Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu u konfiskuan 20 rrjete gjuetie me gjatësi 28×28 mm me gjatësi totale prej 1000 metrave. Këto rrjete janë në pronësi të një kryesi të njohur.

Gjatë pastrimit të rrjeteve të belvederit u nxorën 20 trofta, me peshë prej 150 deri 200 gram, të cilat u morën me kujdes dhe u kthyen në liqenin e Ohrit./Telegrafi/

Exit mobile version