Telegrafi

Konfiskohen 5.8 kilogram ari

Dogana dhe Policia e Kosovës kanë filluar një hetim të përbashkët pas dyshimeve që në këto dyqane ka sasi të arit e cila ka arritur të kontrabandohet, kurse të enjten në orët e pasdites është kryer bastisja e këtyre lokacioneve.

“Në lokacionin e pare janë konfiskuar 4.3 kilogram ari, kurse në lokacionin e dytë të janë konfiskuar 1.5 kg ari”.

Sasia e tërësishme prej 5.8 kg është ndaluar përkohësisht dhe hetimet për këtë rast janë duke vazhduar deri në verifikimin e saktë të gjitha rrethanave. /Telegrafi/