Policia spanjolle njoftoi sot se kanë konfiskuar 2,4 tonëve kokainë, në bordin e një anijeje peshkimi venezuelase dhe arrestimin e shtatë shtetasve venezuelasë, gjatë një operacioni të kryer me Portugalinë, SHBA-të dhe Britaninë e Madhe.
Policia njoftoi se në një anije peshkimi të vjetër me skelet të ndryshkur, që transportonte drejt Spanjës 2,4 tonë kokainë të ndarë në 80 pako.
Më 4 maj, kjo anije venezueliane u lokalizua në ujërat e Atlantikut dhe u pikas nga anëtarë të Grupit të operacioneve speciale (Geos) të policisë, sipas këtij burimi.
Të shtatë anëtarët e ekuipazhit me kombësi venezuelase u arrestuan.
Po ashtu qeveria spanjolle bëri të ditur arrestimin në Spanjë të katër narkotrafikantëve të dyshuar, në lidhje me zbulimin në ujërat ekuadoriane të më shumë se pesë tonë kokainë në bordin e një anije mallrash që ndodhi të enjten e shkuar.