Telegrafi

Konfiskohen 20 kilogram marihuanë në Dibër, arrestohen katër persona

Ministria e Punëve të Brendshme informon se mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Aleksandar Iliq” në Dibër, gjatë kontrolleve tek një makinë “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës, e drejtuar nga D.A (45) nga Tetova, kanë gjetur dy çanta me 20 kilogram marihuanë.

Siç thonë nga MPB, D.A është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor në Dibër, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me këtë rast në kalimin kufitar ‘Bllacë’ është arrestuar K.H (41) nga Shqipëria, ndërsa në kalimin kufitar ‘Qafë Thanë’ janë arrestuar I.E (33) dhe C.G (31), të dy nga Shqipëria. Këto tre persona janë dorëzuar në stacionin policor në Dibër dhe pas dokumentimit të plotë rastit do të dorëzohen paditë adekuate”, thonë nga MPB./Telegrafi/