Telegrafi

Konfirmuan se po bëhen prindër për herë të parë, Marina dhe Geti nisin pushimet në Dubai

Foto: Instagram

Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi, ditën e djeshme (e hënë) konfirmuan se po bëhen prindër për herë të parë.

Pas shumë aludimeve, çifti përmes disa postimeve që kanë ndarë në rrjete sociale bënë të ditur se janë në pritje të ëmbël.

Derisa realizuan një fotosesion të mahnitshëm bashkë, moderatorja u shpreh tejet e lumtur duke falënderuar Zotin për gjithçka.

Marina Vjollca (Foto: Instagram)

Dyshja së fundmi kanë nisur pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht në Dubai.

Lexo po ashtu Marina shtatzënë – bukuroshja sjell imazhe nga fotosesioni

Pushimet e Marinës dhe Getit vijnë pas periudhës së veçantë të yllit të ekranit e po ashtu edhe pas koncerteve të reperit.

Marina Vjollca (Foto: Instagram)

Të njëjtit i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në vitin 2017.

Sido që të jetë, yjet nuk kanë zbuluar akoma gjininë e foshnjës. /Telegrafi/