Donald Trump tashmë është konfirmuar se u infektua me coronavirus dhe për këtë po merr trajtimin e nevojshëm.
Gjatë ditës së djeshme, presidenti i SHBA-ve ka arritur në Shtëpinë e Bardhë, pasi që qëndroi disa ditë në një spital ushtarak të Marylandit, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht se ende nuk ka rezultuar negativ, i pari i shtetit amerikan planifikon të merr pjesë në debatin e ardhshëm presidencial që do të mbahet më 15 tetor në Miami.
“Unë jam duke e pritur debatin e së enjtes mbrëma, 15 tetor në Miami. Do të jetë shumë mirë!”, ka shkruar republikan në llogarinë personale të Twitterit.
Ndërkohë, gazetarët e kanë pyetur kandidatin demokrat, Joe Biden nëse planifikon të marrë pjesë në këtë debat, ai është përgjigjur se do të veproj ashtu siç do ta këshillojnë shkencëtarët.
Ndryshe, nesër do të mbahet debati i parë i zëvendëspresidentit, Mike Pence dhe kandidates për zëvendëspresidente nga radhët e demokratëve, Kamala Harris. /Telegrafi/
I am looking forward to the debate on the evening of Thursday, October 15th in Miami. It will be great!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 6, 2020