Telegrafi

BE konfirmon, Thaçi dhe Vuçiq takohen të enjten në Bruksel

Presidenti Hashim Thaçi do të takohet të enjten në Bruksel me homologun serb, Aleksandar Vuçiq.

Kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

“Në takim dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë për të intensifikuar punën që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme në normalizimin e  marrëdhënieve, që është jetike për rrugën evropiane të tyre”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë zyrtarë serbë kanë kërcënuar me ndërprerjen e dialogut, pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë prej 10 për qind për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. /Telegraf/