Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Erisa Xhixho me anë të një deklarate të shkurtër për media bëri me dije se LSI-ja pranonte shkarkimin e Ylli Manjanit si ministër Drejtësie, një iniciativë kjo e marrë nga kryeministri Edi Rama, sipas saj, si dhe propozimin në këtë post të Petrit Vasilit.
Xhixho sqaroi edhe arsyet e kësaj lëvizje, që kishin në fokus më shumë koordinim dhe bashkëpunim mes dy partive aletare.
“Me iniciativë të kryeministrit Rama në takimin që pati LSI-ja propozon Petrit Vasilin në postin e Ministrit të Drejtësisë, bazuar në rolin e tij si anëtar i reformës në drejtësi, për koordinim më të mirë të punës dhe bashkëpunim brenda koalicionit”, tha ajo.
Xhixho shtoi se posti i lënë nga Vasili si kryetari grupit parlamentar të LSI-së do i shkojë Luan Ramës, aktualisht në postin e nënkryetarit të LSI-së. /Telegrafi/