Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, përfundimisht nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që do të mbahet në Neë Delhi të Iindisë.
Shteti i Indisë nuk dha vizën për Donjetën me arsyetimin se nuk njeh Republikën e Kosovës.
Përfundimisht këtë e ka konfirmuar Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në faqen zyrtare në Twitter.
Donjetës kështu i mohohet pjesëmarrja në Botëror.
India është një prej shteteve që nuk njeh Republikën e Kosovës.
Ditë më parë Spanja u dorëzua duke mundësuar pas shumë presioneve pjesëmarrjen e altetëve nga Kosova në Lojërat Olimpike Mesdhetare.
/Telegrafi/