Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së parë.
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ishte mysafir në emisionin Rubikon të KTV-së, ku përveç çështjeve politike, ka folur edhe për jetën e tij private.
Ai i ka konfirmuar njoftimet se shumë shpejtë do të martohet dhe se pritet të bëhet baba.
Kujtojmë që kohë më parë burime të Telegrafit të afërta me deputetin kishin bërë të ditur se Deda do të bëhej baba.