Site icon Telegrafi

Konfirmon Guardiola: Kompany do të mungojë deri gjashtë javë

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka zbuluar se kapiteni Vincent Kompany do të jetë jashtë fushave të blerta për katër deri në gjashtë javë.

Diagnoza fillestare ishte lëndim i lehtë, por Pep Guardiola më vonë zbuloi se mbrojtësi ka dëmtuar ligamentet e gjurit.

Duke folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Burnleyt, Guardiola ka konfirmuar se mbrojtësi do të jetë jashtë fushave për katër deri në gjashtë javë, transmeton Telegrafi.

“Dr Cugat konfirmoi se do të jetë katër deri në gjashtë javë fushave Kompany”, tha Guardiola.

Yaya Toure është përmendur si alternativë e mundshme për në qendër të mbrojtjes. “Yaya mund të luajë në shumë pozicione, por se ne kemi shumë opsione për në qendër të mbrojtjes”, tha spanjolli. /Telegrafi/

Exit mobile version