Nga e mërkura mund të ngriten aktakuzat e para nga Gjykata Speciale. Këtë e ka konfirmuar për RTV Dukagjinin nëpërmjet postës elektronike Zyra për Informim e Gjykatës.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë filluar punë që prej vitit të kaluar, mirëpo me hyrjen e sotme në fuqi të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, Dhomat e Specializuara janë tërësisht funksionale në aspektin gjyqësor. Duke filluar prej sot, nuk ka kurrfarë pengesash ligjore për marrjen e çfarëdo parashtrimi apo aktakuze nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, thuhet tutje në komunikimin elektronik .
Ndërkohë që zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë i kanë thënë RTV Dukagjinit se nuk kanë njohuri nëse Specialja mund të fillojë punën të mërkurën.
Avokati Arianit Koci, edhe pse thotë se Specialja mund të befasojë me veprime, nuk e beson se deri në shtator mund të ketë arrestime.
Avokati Koci dhe ekipi i tij ende nuk e dinë nëse do të marrin ndonjë figurë të UÇK-së në mbrojtje, edhe pse thonë se tashmë për këtë çështje janë specializuar e aq më shumë duke u nisur nga rasti Lushtaku.
Gjykata Speciale e cila u formua me votat e deputetëve të Kuvendi të Kosovës, do të gjykoj vetëm krimet e pretenduara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. /Telegrafi/