Telegrafi

Konfirmon edhe Abrashi: Demarkacioni, pas mocionit

Ka përfunduar mbledhja urgjente e Kryesisë së LDK-së. As kryetari i partisë Isa Mustafa e as anëtarët tjerë të partisë nuk kanë folur, përveç Arban Abrashit i cili është edhe zëdhënës i Qeverisë.

Abrashi tha se ky ishte një takim joformal i kryetarit me disa prej anëtarëve të Kryesisë rreth asaj se çfarë ka ndodhur paradite.

“ Sot ka pasur takim të partnerëve të koalicionit në prani të përfaqësuesve te SHBA-ve k është diskutuar çështja e Demarkacionit e cila do të paraqitet në Kuvend dhe Qeveria pas seancës për mocionin”, tha Abrashi.

Abrashi beson se mocioni për rrëzimin e Qeverisë iniciuar nga partitë opozitare nuk do të kalojë në Kuvend.