Site icon Telegrafi

Konfirmon ambasadori Rohde: Gjermania mbetet partner i palëkundur në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka konfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën në rrugën drejt BE-së.

Rohde ka rishpërndarë postimin e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në Twitter, përmes të  cilin njoftoi se ia ka dorëzuar Raportin e Progresit të KE-së presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Gjermania vazhdon të jetë një partner i palëkundur në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE”, ka shkruar ambasadori Gjerman në Twitter, përcjell Telegrafi.

Ndryshe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë tha se ky raport vlerëson progresin e bërë në disa fusha.

Ai ka deklaruar se mbetet akoma shumë punë dhe se reformat duhet të zbatohen në mënyrë shumë efektive.

Komisioni Evropian të martën prezanton Raportet e Progresit për vendet e zgjerimit.

Në paketën e zgjerimit, që përfshin edhe raportet vjetore të progresit për vendet në këtë proces, ku përfshihet edhe Kosova është gjetur një përparim i kufizuar në shumicën e proceseve.

Sipas këtij raporti që e ka siguruar Telegrafi, vendi ynë sa i përket dialogut me Serbinë thuhet se, “Kosova në përgjithësi, ka vazhduar të jetë e përkushtuar në dialog”.

Por, sipas këtij raporti “qeveria e Kosovës duhet të respektojë angazhimet e saj të mëparshme dhe të angazhohet për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të kaluara të dialogut” /Telegrafi/

Exit mobile version